“Shënjestra” po udhëtonte nga Tirana në makinë me fëmijët/ Atentati i planifikuar në Elbasan

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e parandaluar të shtunën në mbrëmje në Elbasan ku dy persona po planifikonin të finalizonin një atentat ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit.



Autorët kishin planifikuar ta qëllonin atë brenda në automjet.

Në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se faktet janë mbledhur nga këqyrja e pamjeve filmike nga qelizat telefonike.

Në momentin kur kanë konstatuar prezencë të forcave të policisë në zonë, dy autorët kanë janë larguar duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve.



Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Author: morevesh