Aktori, Donald Veshaj është një ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë. Çdo veprim i tij kthehet menjëherë në lajm.
Së fundmi, Donaldi është komentuar për një shenjë që ai formon me gishtat e dorës, e cila përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë. Kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin se po i drejtohej moderatores Bora Zemani.
Mirëpo, duket se gjithçka është sqaruar dhe ka qenë Romeo, ai që thyer heshtjen.
Ky gjest i Donaldi i drejtohet vëllait dhe është një shenjë mes vëllezërish. Romeo ka publikuar një foto nga Dubai ku ndodhet këto ditë pikërisht me këtë shenjë teksa e ka etiketuar binjakun, duke i dhënë fund dilemave nëpër rrjete sociale.