Sheikët nga Katari ia vënë sytë edhe Premier League, ja gjigantët anglezë që duan të blejnë

Katari vendosi pak më shumë se dhjetë vite më parë të merrte PSG-në përmes fondit të investimeve “Qatar Sports Investment”. Filloi një angazhim i vendosur për t’u hapur ndaj Perëndimit përmes sportit.




Klubi francez, pavarësisht se nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, “gjembin në mish” për Emirin Hamad bin Khalifa Al Thani, lundron në mesin e të mëdhenjve të Evropës dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ringjalljen e Ligue 1. Miliarda të shpënzuara në këtë dekadë, pavarësisht se rregullat e “Fair Play Financiar” e kanë detyruar klubin të përmbajë shpenzimet në vitet e fundit, pas ardhjes së Mbappe dhe Neymar.

Përveç PSG-së, Katari u lansua për Kupën e Botës dhe pavarësisht se askush nuk e besonte të ishte e mundur, u caktua vendi i zhvillimit të Botërorit 2022 atje. Në sporte të tjera, ai hyri në botën e tenisit përmes “Premier Padel”, i cili sapo ka arritur një marrëveshje me “World Padel Tour” që i jep dorë të lirë projektit të Katarit së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Padelit dhe Shoqatën e Lojtarëve.

Me suksesin e Kupës së Botës 2022, Katari ka forcuar idenë për të vazhduar investimet në futboll. Ky vend i Lindjes së Mesme ka blerë tashmë 22% të Sporting de Braga, por do të tentohet operacioni i madh. Të gjithë sytë janë nga Premier League, ku vetëm pesë klube kanë pronarë vendas. Janë dy rrethana të tjera që tani favorizojnë hyrjen në një klub anglez. E para, zhvlerësimi i paundit, që vijon rënien e tij. Së dyti, Katari tani ka para.

Ditët e fundit nga Anglia kanë shkruar se Katari do të zbarkojë për të blerë Manchester United. Megjithatë, tani për tani janë kryesisht thashetheme mediatike, sepse afati për të blerë klubin nga “Old Trafford” skadon këtë të premte.




Nga vendi arab konfirmojnë për “MARCA” se janë më shumë produkt interesi dhe nuk do të bëjnë ofertë para afatit të dhënë nga “Glazers”, të cilët janë të hapur për t’u ndarë me klubin për një propozim të mirë. Sipas mediave angleze, kjo shumë do të ishte 6 miliardë euro. Nga Katari këmbëngulin se për momentin nuk ka ndonjë ofertë serioze.

Megjithatë, interesi i Katarit për të hyrë në Premier League ka qenë real që nga fillimi i vitit 2023. Nuk do ta bënte këtë nëpërmjet fondit QSI (Qatar Sports Investment), i cili fokusohet në angazhimin e tij karshi PSG-së, por përmes fondit sovran të pasurisë QIA (Qatar Investment Authority) dhe investitorë privatë në vend të lidhur me familjen mbretërore që mund të jenë të interesuar dhe që mund të bëjnë ofertë për klubin deri këtë të premte.

Author: morevesh