Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë për akuzat e tij ndaj shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera ku e ka cilësuar si një bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha1
Berisha ka qartësuar se statusi i tij ishte bërë në bazë të një lajmi të rremë.
“Statusi im bazohej në një fake news dhe unë besoj plotësisht te përgënjeshtrimi që bëri komisioneri Varhelyi, që unë e vlerësoj si njeri serioz, transparent dhe një njeri që përpiqet të ndihmojë Shqipërinë me aq mundësi që ka. Nuk ka arsye të dyshoj në përgënjeshtrimin e tij. Tërheq me ndjesë statusin tim me bazë një fake news. Besoj që komentet e tjera janë të tepërta”, deklaroi Berisha në “Ora”.
Deklarata vjen ndërkohë që një ditë më parë, komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se kishte besim tek shefja e OMN-së dhe ambasadori i BE në Tiranë, duke i konsideruar akuzat të pavërteta.