“Shefja e Diplomacisë”- Efi merr urimin e parë për ditëlindje nga “Luizi”

Marrëdhënia jashtë e Efit dhe Luizit është mjaft e mirë, të paktën këtë tregojnë rrjetet sociale.

Pavarësisht gjithë diskutimeve dhe situatave që kanë ndodhur pas largimit të Efit nga “Big Brother Vip”, shoqja e Luizit, e cila menaxhon llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit, nuk është ndikuar aspak nga përpjekjet e produksionit për të krisur miqësinë e ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Luizin.

Sot Efi feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e para për ish-banoren e “Big Brother Vip” ka qenë pikërisht nga Instagram-i i Luizit.




Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.”

Prime-i i kaluar duket se krisi miqësinë e Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit. Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë. Kjo çështje u diskutua përsëri dhe ishte Luizi ai që foli në lidhje me informacionet që Kiara mori nga jashtë, duke mbajtur anën e kësaj të fundit.

Luizi u shpreh se “është e drejta e të gjithëve ta përdorin historinë e tij me Kiarën”, ta përdorin për interest e tyre personale, referuar kështu ish-banoreve, mes tyre edhe Efit.




“Ne sa vjen e na shtohet dashuria edhe kështu do të jetë edhe jashtë. Është e drejta e të gjithëvve ta sjellë këtë histori si tu leverdisë atyre për interest e tyre personale dhe mua dhe Kiarës nuk na mbetet gjë për të thënë. Nuk dua të them fjalë të tipit “qentë të lehin, karvani ecën përpara, por ashtu do të jetë”- tha Luizi.

Një reagim për fjalët e Luizit e pati edhe Efi, e cila është shprehur se nuk i mban mëri çiftit duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për ta. Sa i përket fitores, ndryshe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë që thanë emrin e Kiarës, Efi tha se fituesi për të është Luizi.

“Nuk jam e mërzitur me ta, edhe pse ata mund të jenë mërzitur me mua. E kuptoj se si është të jesh aty brenda. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi dua ta fitojë Big Brother”-tha Efi. 

Author: morevesh