Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dhunës ndaj Roland Bejkos nga mbështetësit e Sali Berishës.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën.
Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan Yuri Kim.