Sfida me litar/ Qetsori mposht Luizin, ky grup fitoi avantazhin në lojë për të shtunën

Vëllai i Madh u dha një sfidë banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip Albania, ku ata së pari duhet të bënin ushtrime palestre pastaj të bëhen pjesë e lojës me litar që u organizua në oborrin e shtëpisë.




Banorët u ndanë në dy grupe ndërsa grupet i kanë ndarë trajneret e fitnesit në grupin e parë ishin Luizi, Olta, Dea, Elvis Pupa, Shpati, Jori, Fotini.

Ndërsa grupi i dytë ishte Qetsori, Armaldo, Sabiani, Kristi, Keisi dhe Kiara dhe grupi qe fituan ishte grupi i dytë, pra grupi i Luizit humbi dhe fitoi grupi i Qetsorit.




Por, këtë Luizi e arsyetoi bukur ku tha se e lëshoi vetë lojën pasi donte që të fitonte grupi tjeter ku ishte Kiara pjesë e saj, ndërsa Kiara vendosi vetë te jete pjese e grupit ku nuk ishte Luizi pasi ishte banorja e vetme qe mund të zgjedhë me cilin grup të shkojë.

Grupi fitues do të ketë një avantazh në lojë në spektaklin e të shtunës, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë avantazhi, por mbetet të presim deri nesër. Aludimet janë se grupi fitues do të ketë imunitet, ndërsa grupi humbës do të shkojë direkt në nominim.




Gjithashtu, grupi fitues fitoi dhe 100% të buxhetit personal për javën e ardhshme, ndërsa grupi humbës 0%, por u treguan zemërgjerë, duke e ndarë për të gjithë nga 50%.

Author: morevesh