Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ka përshkruar kryeministrin Edi Rama si një ‘Rock-star’. E ftuar në “Ndryshe”, Spiropalit iu kërkua të bënte një përshkrim të veçantë të liderëve politikë në vend. Spiropali nuk e pati të vështirë të gjente dhe krahasimet për ta.
“Berisha do të ishte AC/DC sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës… Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës…
Edi Rama është një “Rock Star”, ndërsa Ilir Meta një “Baftjar” -kështu i përfundoi Spiropali krahasimet e saj.
Në fakt, ministrja e ka krahasuar disa vite më parë kryeministrin me Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Pse të ketë vallë rënie në vlerësim? Eh… fama dhe pushteti të konsumojnë…/korrieri.al