Pas shumë debatesh mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit, Fifi dhe Semi bënë paqe. Semi e falenderoi Fifin dhe tha se do e falenderojë në vijim, duke pranuar se ka problem në komunikim dhe se falenderimet i bën me vepra jo me fjalë. Ndërkohë, edhe Fifi tha se është nxituar shumë dhe se 3 javët e para nuk ka qenë vetvetja. Artistja u shpreh se është pozitive dhe nuk do që energjia negative mes tyre të vijojë.
Tashmë vajzat kanë filluar të rrinë më shumë së bashku e madje të flasin edhe për gjëra private. Ditën e sotme Semi i tha Fifit se ruan një sekret që nuk do e tregojë kurrë. E pyetur nga Fifi nëse ka të bëjë me Donaldin dhe Borën, ajo e mohoi duke thënë se nuk lidhet me ta.
“Në momentin që prek një njeri tjetër unë nuk e tregoj dot. Se është diçka që dhemb dhe unë nuk mund të bëjë njeri të ndihet keq, aq më pak atë. Që është pika ime e dobët. Nuk lidhet me Borën dhe Donaldin. Mos pyet më…”-tha ajo.