Ndonjëherë të vërtetat më të mëdha dalin shumë vonë, kur njeriu s’është më fizikisht. Sekretet më të mëdha për të afërmit e tyre shumë njerëz i kanë mësuar pas vdekjes dhe bëhet fjalë për të vërteta që ndryshojnë rrjedhën e gjërave! 1.”Unë u kujdesa për tim atë para se të vdiste dhe gjithë financat e tij pas vdekjes. Gjatë kësaj kohe, zbulova se prindërit e mi ishin divorcuar shumë kohë para se unë të ngjizesha. Plus fakti që kisha flokë bjondë dhe sy bojëqielli ndërkohë që motrat e mia ishin brune me sy kafë, më bëri të bëja pyetje. Mami fillimisht e mohoi, por pas këmbënguljes sime më tha që babai im biologjik ishte dikush tjetër. Shok!”
2.”Xhaxhai im ishte njeri i qetë, tolerant dhe me sens humori. Ishte psikiatër i suksesshëm dhe shumë i respektuar në fushën e tij. Ajo që ne s’dinim për të është se gjatë Luftës së 2 Botërore ka qenë agjent i fshehtë. Ai s’i tregoi askujt çfarë bëri në luftë, as dy djemtë e tij s’morën vesh kurrë asgjë edhe pse e pyesnin vazhdimisht.” 3. “Unë takova 4 të dashurit e mamit tim në funeralin e saj. Ishte surprizë për ta dhe për mua.”
4. “Gruaja e xhaxhait tim ishte agjente sekrete për CIA-n. Ato e dërguan atë dhe gruan e tij në Itali ku më pas i flakën kartat e identitetit dhe i rregulluan gjithçka që të dukeshin si turistë italianë.” 5.”Gjyshi im ka patur një familje sekrete për të cilën nuk ka folur kurrë dhe na e ka fshehur gjithë jetën. Kemi zbuluar foto diplomimi, kartolina Krishtlindjesh dhe gjithçka tjetër.”
6. “Pas vdekjes së të dashurit, zbulova që më tradhtonte. E vetmja arsye ishte sepse një vajzë në Facebook po më tregonte sesi ishte njeriu i fundit që ai kishte takuar. E quajta gënjeshtare dhe ajo nga inati publikoi foto me të për provë.” 7. “Zbulova se babai im kishte vrarë një djalë kur ishte 19-vjeç. Shkaku kishte qenë një vajzë. Ata e bënë të zgjidhte mes burgut dhe ushtrisë dhe im atë zgjodhi këtë të fundit. Qëndroi me ta për 20 vite.” 8. “Mësova që gjyshi im kishte qenë shumë i pasur. Pas vdekjes së tij morëm vesh që në mënyrë anonime kishte paguar gjithë funeralet e njerëzve që jetonin në periferi të qytetit tonë.”