Së shpejti kemi dasmë? Klea Huta “shuan” kuriozitetin e ndjekësve

Klea Huta i ka kushtuar kohë ndjekësve të saj, duke u dhënë mundësinë ta pyesin në Instagram. Ndër pyetjet e shumta që i kanë drejtuar fansat, vëmendje tërhoqi njëra që lidhej me planet për dasëm.

Ndjekësi/ndjekësja në fjalë e ka pyetur moderatoren nëse ka ndonjë të vërtetë në atë që kishte dëgjuar se po planifikonte dasmën e saj?

Klea nuk ka hezituar të përgjigjet duke shtuar se e kanë diçka të tillë në plan, por që për momentin nuk po planifikon asgjë.




Kujtojmë që dyshja kanë edhe një djalë së bashku, të quajtur Krid. Madje në ditëlindjen e vogëlushit të tyre, Elgit Doda zgjodhi t’i propozonte partneres së tij.

Teksa ka folur më herët rreth këtij momenti, ai është shprehur:

“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrak, i harroj gjërat.”- theksoi ai.

Ndërsa në një emision pyetjes se “Si të zgjodhi Klea ty?” këngëtari iu përgjigj: “Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend, sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora.”

Author: morevesh