Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM krijuan një lidhje në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” dhe teksa ishin brenda shtëpisë ata u kthyen në një nga çiftet më të komentuar dhe të preferuar për publikun.
Pavarësisht luhatjeve në raport, u duk sikur gjërat mes tyre nuk do të funksiononin jashtë, por siç edhe duket, ata po kalojnë mjaft kohë bashkë dhe madje kanë nisur dhe pushimet e tyre të para në çift.
Së fundmi Sarah përmes disa postimeve në InstaStory, ka bërë me dije se pushimet është duke i kaluar në shoqërinë e Dj PM në Bogë.