Shumë shtete janë bashkuar duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas sulmeve të ndërmarra ndaj Ukrainës, në përpjekje për të detyruar Vladimir Putin që të tërhiqet.
Më herët u raportua që Putin kërkoi listën e këtyre shteteve, ndërsa sot zyrtarisht Putin i ka deklaruar si shtete armike disa pjesëtarë të kësaj liste.
Sipas CNN, Qeveria ruse ka miratuar një listë të shteteve të konsiderua armiq, për shkak se kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj saj. Në këtë listë përfshihet Australia, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtejni, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.
Ndër vendet që kanë vendosur sanksione është dhe Shqipëria, por deri më tani nuk raportohet që vendi ynë të jetë i përfshirë në listën e armiqve, ndërsa nuk dihet nëse kjo listë do përditësohet me vende të tjera.
Më herët Putin deklaroi në një nga daljet e tij publike, se vendosja e sanksioneve ishte e barabartë me shpalljen e luftës.