Bayern Munchen mori një pikë në “limite” ndaj Koln, duke siguruar barazimin e dytë radhazi 1-1 në kampionat. Leipzigu është vetëm katër pikë larg, gara për titullin kampion është më e hapur se kurrë, ndërkohë që Hasan Salihamidzic nuk i ka kursyer kritikat ndaj Serge Gnabry.
27-vjeçari nuk ndodhet në formë të mirë sportive dhe ndaj Koln regjistroi një tjetër ndeshje poshtë nivelit të tij. Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, përdori fjalë të ashpra ndaj sulmuesit anësor.
“Gnabry po luan si amator, ai nuk po tregohet një lojtar i denjë për Bayernin. Ai duhet të bëjë pak gjimnastikë kur të jetë pushim. Do të ulemi të flasim së bashku. Në lojë është kampionati, kështu që është koha për të ndryshuar”, u shpreh drejtuesi boshnjak.