Sali, mos u krekos si gjeli majë plehut bashkë me këta shkodranët qesharakë

Nga Mero Baze

Nëse ka një njeri që sot duhet të ulte kokën para demokratëve të opozitës dhe t’u kërkonte ndjesë për atë që i bëri elektoratit opozitar për hallin e tij personal, është Sali Berisha. Prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha propozoi ndarjen me të, për shkak të statusit “non grata” nga qeveria amerikane, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe i akuzuar për korrupsion domethënës, bashkë me gruan dhe fëmijët, ai ndërmorri një betejë të gënjeshtërt kundër PD dhe Lulzim Bashës, për t’ia kundërvënë Partinë Demokratike, SHBA-as.

Nëse nuk do të kishte ndodhur 9 shtatori, nëse Basha dhe PD do të zgjidhnin mes Berishës dhe SHBA, Sali Berishën, ky i fundit nuk do të lëvizte nga vendi. Për të do të ishte normale demokracia e brendshme në PD dhe akoma më shumë do të ishte i përshtatshëm Lulzim Basha për kryetar.

 

Burimi: Vjosa.net

Author: morevesh