Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Kjo është hera e dytë që Berisha viziton selinë e PD, që pas 9 shtatorit ku edhe u përjashtua nga grupi parlamentar.
Lideri historik i demokratëve është pritur nga mbështetës të shumtë. Nuk mungojnë as thirrjet nga ana e tyre për largimin e kryetarit aktual.
Sakaq, në seli ndodhet edhe Lulzim Basha, i i cili po zhvillon mbledhje me Kryesinë. Në ambientet e Partisë Demokratike ka gjithashtu edhe mbështetës të Lulzim Bashës.