Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për Kuvendin që do të mbahet të shtunën, në ambientet e Stadiumit Air Albania.
“Në 11 Dhjetor do të rithemelohet Partia Demokratike. Nga ky shesh, sheshi i historisë së madhe, ftoj të gjithë demokratët shqiptarë, ftoj të gjiothë delegatët e Kuvendit Kombëtar,. Ata që firmosën dhe ata që nuk kanë firmosur, të vinë në 11 Dhjetor në Kuvend, që do të mbahet në Air Albania.
Do të mbahet aty sepse ne do tiu japim mundësinë shqiptarëve të njihen me çdo delegat dhe çdo dekegate që do të firmosë për rikthimin e pluralizmit politik. Do tiu japim mundësinë të gjithë anëtarëve që të vijnë dhe të ndjekin këtë ngjarje madhështore të Dhjetorit të ri. Iu ftoj të brohorasim nder përjetë studentëve liberatorë. Iu ftoj të thërrasim Azem ti je gjallë”, tha Berisha./sot.com.al