Sali Berisha është infektuar nga koronavirusi.
Burimet bëjnë me dije se ai ka rezultuar pozitiv prej dy ditësh.
Për momentin Berisha është duke u kuruar në shtëpi, pasi gjëndja e tij është e qëndrueshme.
Mësohet se ai ka temperaturë, dhimbje fyti dhe kollë.
Gjëndja e tij po monitorohet orë pas ore, ndërkohë që infektimi i Berishës ka bërë që të vihet në dyshim prezenca e tij në protestën e 8 janarit, kur është paralajmëruar marrja e selisë së PD-së.
Megjithse ende nuk ka asgjë përfundimtare, me shumë mundësi Berisha do të mungojë më 8 janar.