Sabiani si “hetues”, merr në pyetje Kristin/ “Kur e vendose për Keisin?”

Hyrja e Sabianit në BBVIP, trazoi marrëdhënien e vajzës së tij Keisit me Kristin.



Sabiani shprehu hapur se nuk ishte dakord për lidhjen e tyre.

Por duket se pasditen e sotme, Kristi dhe Sabiani diskutuan me njëri tjetrin për këtë marrëdhënie.

Kristi ka thënë se ai kuptohet shumë mirë me Keisin, por ka qenë dakord me atë ç’ka Sabiani ka shprehur.

Sot, ai gjeti kohë të fliste me Kristin. Sabiani beson se Kristi ka plane të tjera për jetën e se nuk mund të vendoset për të ardhmen brenda një reality show si ‘Big Brother VIP’.

Sabiani: Kristi ka plane të tjera për jetën. Në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.

Kristi: Unë kam thënë që Keisin e kam shumë qef. Më erdhi një pëlqim që nuk e prisja fare.

Më pas, Sabiani e mori veçmas Kristin. Ai e pyeti në një moment se kur vendosi të lidhej me Keisin, por nuk insistoi më gjatë.



“Ju duhet të promovoni më të mirën. Ti e di, lajmi i zi ikën kollaj. Penalizohesh për kaq. Ti ke plane të tjera për jetën. Kur e vendose? Se Luizi ka ardhur me një pikësynim, ka qenë që në fillim me këtë gjë, konkret”.

Author: morevesh