Spektakli i mbrëmjes së djeshme i “Big Brother VIP2” ka qenë i mbushur me surpriza, mes tyre edhe hyrja e gjashtë banorëve të rinj.
Edhe pse ka qenë banor i edicionit të parë të BB VIP, Sabiani ka vendosur që ta riprovojë këtë eksperiencë edhe këtë vit. Këngëtari i njohur hyri fillimisht si surprizë për të bijën, Keisi Medini, por më pas Arbana Osmani tha se ishte banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një bisede me banorët, Sabiani komentoi lojën e vajzës së tij, e cila ka nisur që të krijojë një lidhje me Krist Aliajn. Këngëtari duket se është kundër kësaj lidhje, pasi Kristi kishte një të dashur jashtë BB VIP.
“Kjo ka qenë dilema ime, është naive. Nuk penalizoj askënd. Njerëzit janë gjej shesh bëj përshesh. Është më komplekse gjëja, nuk është kaq e thjeshtë. Edhe unë jam konfuz, më ka rënë diçka që nuk e prisja. Jam shumë i prekur”, tha Sabiani.
Ky i fundit shtoi se nuk do që të penalizojë as fëmijën e tjetrit.
“Edhe ai ka një nënë dhe një baba që e shikojnë me të njëjtën dashuri që shikoj unë Keisin. Unë thashë nuk jam gogoli. Thjesht kam ardhur për vajzën time. Njeriu shpërfytyrohet kur nuk i pëlqen diçka te fëmija dhe qenka e çuditshme se nuk e kisha provuar ndonjëherë.
Ndoshta në jetën reale që jemi jashtë, ka një shok, një shoqe. Ti e kalon me sportivitet. Por këtu je ne një ambient që gjërat janë pak më të kontrolluara. Problemi i tyre është se nuk janë të kontrolluar, ndonjëherë harrojnë edhe kamerat”, tha këngëtari i njohur.