Sa vjeç bën sot?/ Xhensila Myrtezaji feston ditëlindjen, ky është urimi special i Bes Kallakut

Xhensila Myrtezaj është sot vajza e ditëlindjes. Këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar feston sot 30-vjetorin e lindjes. Urimi nga partneri i saj Bes Kallaku ka ardhur me të mbërritur mesant.

“Urime Ditelindjen, e mira, e bukra, e embla, mami me e mire ne bote, gjysma ime ma e mire. Te dua, te duam”, shkruan Besi krahas kartolinës së familjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë në media u aludua se Xhensila dhe Besi po kalojnë një krizë në martesën e tyre, por çifti i hodhi shpejt poshtë këto fjalë duke vërtetuar të kundërtën.

 

Author: morevesh