I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brahimi. Tani e ndërpreu eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pak javë më parë, pasi nuk e gjeti mjaftueshëm veten. Ai na ka treguar më shumë lidhur me eksperiencën e tij dhe jo vetëm.
Si e ke pritur reagimin e publikut pas daljes nga shtëpia?
Nuk e prisja që do kishte këtë reagim. Vetëm intervista kam pasur këto kohë, pas kësaj interviste do mbyll telefonin. Nuk pata mundësi javën e kaluar as të isha në “Portokalli”. Më thonin njerëzit që sa shpejt t’u rrit mendja.
Si e sheh lojën e banorëve nga jashtë tani që nuk je më pjesë e shtëpisë?
Jam formatuar komplet. Ia kam ndier lezetin shtëpisë kur isha aty brenda, por tani kam nevojë vetëm të qetësohem pak.
Pse nuk arrite ta gjeje veten brenda në shtëpi?
Unë kisha ngatërruar derën. Kisha hyrë për tjetër gjë. E pashë si funksiononte aty. Duhej të krijoje debate krejt nga hiçi. Sa bëja t’i largohesha debateve, më thërrisnin në dhomë të rrëfimit: “çfarë mendon për këtë debat?” (qesh)