Një bisedë e Fifit me Granitin – ku ajo tregon detaje për raportin me Semin para se të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP” dhe bën publike disa detaje personale të jetës së saj – ka bërë që njerëzit të kritikojnë ashpër sjelljen e Fifit.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, Fifi dëgjohet të thotë:
“Pasi e mora vesh edhe gjendjen e Semit, kjo as nuk ka ngrënë, as nuk ka pirë. [Pinte vetëm] cigare, alkool, cigare, alkool edhe ilaçe. Kur nisi të qëndrojë me mua, nisi të hajë, pinte kafe, gjëra të tjera, alkool për shembull pinte vetëm në darkë kur mblidheshim në studio ose kur dilnim. U sëmur. E mora te shtëpia dhe e mbajta afër sikur kisha shumë vjet që e njihja.”
Në video është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, por sidoqoftë njerëzit kritikojnë faktin që Fifi tregon detaje personale nga jeta e Semit pa miratimin e saj. “Të tregosh një gjë kaq personale është e tepërt,” shkruan dikush mes shumë të tjerëve. “Ti arrin në atë pikë sa nuk i beson sëmundjen [kur e ke ditur që jashtë se ajo ka marrë ilaçe]” lexohet në një tjetër koment.
Në një tjetër video, Fifi tregon se kantautori Flori Mumajesi i ka kërkuar Semit që të falenderojë Fifin. Me gjasë bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Semit në “Këngën Magjike”.
“Edhe kjo falenderon [të tjerët] dhe thotë ‘edhe Fifin falenderoj’. E tha si në kthesë, sikur ishte e detyruar. Kjo shkruante, unë nuk i ktheja. Kam pasur koncerte dhe e kam marrë me vete.”
Edhe në këtë video vihet re se pjesa dërrmuese e komenteve janë sërish negative. Sipas njerëzve, Fifi po e tepron duke kujtuar “nderet” dhe duke kujtuar të mirat që i ka bërë. Përpos kësaj, Fifi thotë se Semi i shkruante minimumi dy herë në muaj, por ajo sërish nuk i kthente përgjigje. “Para se të hynim këtu, i kemi bërë bllok njëra-tjetrës,” thotë ajo. /Anabel