Sot këngëtari i njohur me famë botërore, Maluma, do të vijë në Tiranë për të mbajtur një koncert.
Për të parë koncertin e tij biletat variojnë nga 30 mijë lekë, në 45 mijë lekë. Ndërkohë, burime të ndryshme bëjnë me dije se ekipi i Malumës do të paguhet 650 mijë euro. Po ashtu mësohet se Maluma ka kërkuar që përpara performancës, në dispozicion të vendoset edhe nje tabelë ping pongu.
Të gjithë personat që kanë dëshirë të takojnë Malumën për 10 minuta, duhet të paguajnë 1000 euro për të qëndruar me të.
Këngëtari do të largohet menjëherë nga Shqipëria sapo të përfundojë koncertin.