Banorët e “Big Brother VIP” kanë folur së fundmi për Ylli Limanin. Beniada, e cila ka jetuar në Itali, nuk ka munduar ta shqiptojë emrin e tij dhe e ka quajtur “Ydhi Dhimani”.
“Ydhi Dhimani. Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm…si arush i vockël! Shumë i lezetshëm. Ma bëri kështu (zemër) mua”, është shprehur Beniada.
Kjo nuk i ka shpëtuar Yllit, i cili e ka publikuar videon e këtij momenti në “Instastory”. “Prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani”, ka shkruar ai.