Situata qesharake janë krijuar në Big Brother ku konkurrentëve meshkuj u është dhënë detyrë të vishen si konkurrentet femra.
Kjo ka shkaktuar të qeshura pa fund në mesin e banorëve.
Shumica prej tyre sot kanë bërë një muaj që kur janë futur në shtëpi dhe këtë datë e kanë festuar.
“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndë shkojë Monikën dhe Ilirin për arsye se ata para disa ditësh kanë komunikuar me kode dhe shenja lidhur me planifikimin e nominimeve apo edhe strategji të lojës.
Ky zarf i zi i paralajmëron për ata një ndëshkim për arsye të thyerjes së rregullave.
Ata do të duhet të komunikojnë me banorët dhe “Vëllain e Madh” vetëm me xheste. Të shohim sa do të munden ta realizojnë këtë sfide.