Rusia shpall Shqipërinë shtet armik.
Kremlini ka nxjerrë sot listën me shtetet e huaja që kanë vepruar kundër saj gjatë luftës me Ukrainën.
Në listë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajnin, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.
Qeveria ruse i futi në listë këto shtete pasi ato iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë dhe njerëzve të saj.
Sipas këtij dekreti nga qeveria ruse, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla.