Rusia pranon për herë të parë se pushtimi nuk po shkon sipas planit

Rusia ka pranuar publikisht, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, se pushtimi nuk po shkon siç shpresohej.

“Do të doja të them se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim, por nuk e them dot ”, tha kreu i Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, të dielën në mbrëmje.

Deri tani, presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar vazhdimisht se pushtimi, apo i ashtuquajturi operacioni special, po shkon plotësisht sipas planit.

Duke prezantuar vështirësitë për realizimin e planit rus, Zolotov iu referua “nazistëve” që fshiheshin në shkolla, kopshte dhe shtëpi pas civilëve paqësorë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë Zolotov është i bindur se Rusia do të triumfojë këtë luftë. Ai njoftoi se edhe Garda Kombëtare Ruse gjithashtu po merr pjesë në pushtimin e Ukrainës. /noa.al

Author: morevesh