Nëse do të ketë një embargo perëndimore ndaj naftës së ardhur nga Rusia, atëherë Moska do ta konsiderojë mundësinë e marrjes së një vendimi për të bllokuar rrjedhjen e gazit rus për në vendet e Evropës.
“Ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim përkatës dhe të vendosim një embargo për pompimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1”, është shprehur sot zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak, sipas raporteve nga BBC, duke komentuar hipotezën e një embargoje ndaj naftës ruse dhe vendimin gjerman për të ngrirë autorizimin e Nord Stream 2.