Një komandant rus, i kapur nga forcat ukrainase, ka bërë një deklaratë të fortë, duke dënuar agresionin e ndërmarrë nga Vladimir Putin.
Astakhov Dmitry Mikhailovich, nën kolonel u shtrish ruse, i emocionuar, kërkoi mëshirë për bashkatdhetarët e tij, ndërsa shtoi se ata ishin gënjyer pasi askush nuk u tha se po shkonin në Ukrainë për të nisur pushtimin.
“Nuk mund të gjej fjalë për t’i kërkuar falje popullit ukrainas, e kuptoj që Rusia nuk do ma falë kurrë këtë që po bëj, prandaj jam gati për në burg. Shumë prej ushtarëve janë thjesht të turpëruar. Ata nuk duan luftë. Ne nuk duam të mbjellim vdekjen, është më mirë të mbjellim jetën”.- tha ai.
Më tej, ai pranoi se Rusia nuk mund të fitojë kurrë në Ukrainë, teksa u shpreh se “Rusia nuk mund të fitojë këtu. Edhe nëse shkojmë deri në fund. Ne mund të pushtojmë territorin, por nuk mund të pushtojmë njerëzit”.
Komandanti rus e mbyll mesazhin e tij, duke thënë se “pas pushtimit, rusët do të kishin turp të thoshin se janë rusë”.
Nënkoloneli Dmitry Mikhailovich besohet të jetë ushtari më i vjetër rus që ka folur kundër pushtimit deri më tani. Ai u tha gazetarëve se ishte në ekipin e njësisë së reagimit special të Gardës Kombëtare Ruse dhe se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën kishte ardhur papritmas, duke e zënë njësinë e tij në befasi.