Në një konferencë për median, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përsëriti se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainë, por ta çmilitarizojë atë.
I pyetur nëse Rusia synon të rrëzojë një shtet demokratik, Lavrov ka thënë se vendi nuk mund të quhet demokratik.
Gjithashtu Lavrov ka thënë se Rusia është gati të flasë nëse ushtria ukrainase ul armët
Ai nuk iu përgjigj një pyetje nga Steve Rosenberg i BBC-së, i cili e pyeti se si Rusia mund të justifikonte pushtimin e fqinjit të saj perëndimor, por iu referua ndërhyrjeve perëndimore në ish-Jugosllavi, Irak dhe Libi – të cilat ai tha se shkaktuan mijëra viktima në emër të promovimit të demokracisë.