Sipas medieve në Ukrainë, delegacioni rus është nisur tashmë për në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me palën ukrainase.
Takimi është planifikuar për në orën 15:00 me orën e Moskës (13:00 në Shqipëri) në pyllin Belovezhskaya Pushcha, në rajonin e Brestit, ku u zhvilluan edhe dy negociatat e para.
“Bisedimet janë planifikuar për në 15:00, por koha mund të ndryshojë në lidhje me problemet e mundshme logjistike të homologëve ukrainas”, tha një analist bjellorus.
Më herët, n takimin e dytë palët ranë dakord për një armëpushim në mënyrë që civilët të evakuoheshin, por pala ruse e shkeli marrëveshjen duke bombarduar Ukrainën dhe duke shkaktuar mbi 200 viktima civile brenda 48 orëve.