Kreu i Partisë Demokratike i është drejtuar me një thirrje qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të naftës, në një kohë kur gjatë ditës së sotme çmimi shkoi në 230 lekë për litër.
Në videon e regjistruar përpara një pike karburanti Basha shprehet ndër të tjera se qeveria e ka mundësinë t’ju vijë në ndihmë qytetarëve, duke kërkuar që çmimi i karburanteve të mbahet nënkontroll përmes uljes së taksave.
“Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe biznesit në këto kohë të vështira dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë që duke ulur taksat që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin dhe mallrat e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt nga çmimi i karburantit”, tha Basha ndër të tjera.