Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit ku kapin shifra rekord, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare.
Në krahasim me Tiranën, në qytetin e Durrësit çmimet e naftës e benzinës janë pak më të ulëta.
Nga një vëzhgim i “DurrësLajm“, në disa pika karburanti çmimi i naftës varion nga 249 lekë/litër deri në 260 lekë/litër, ndërsa ai i benzinës arrin nga 249 lekë/litër në 255 lekë/litër.
Ndërkohë, në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, të gjithë drejtuesve të automjeteve në Durrës u bëhet thirrje që në shenjë proteste në orën 17:00 të fikin makinat në të gjithë rrugët e qytetit.