Ka nisur zinxhiri i rritjes së çmimeve për çdo produkt.
Në dyqanet ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës.
Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë.
Rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë.
Lënda e parë e prodhimit të vezës dhe mishit të pulës zë 85% të kostove të tyre (35% e zë lënda e sojës, çmimi i së cilës është dyfishuar.) Rritja e lartë e çmimeve të lëndëve të para nisi që në muajin mars të 2021. Prodhuesit e vezës ngritën edhe vjet shqetësimin për dyfishimin e çmimit të sojës dhe misrit. Vjet 1 kg sojë u ble 90 lekë nga 55 lekë/kg që ishte para pandemisë.
Ndërsa misri vjet në mars u ble 200-250 euro/ton nga 150 euro/ton që shitej në 2019. Rritja e çmimit të vezëve ka qenë e herpashershme në treg, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para.