Ashtu siç ndodh rëndom tashmë në çdo prag festash çmimet e produkteve të shportës pësojnë rritje të konsiderueshme.
Jo të gjithë munden t’i përballojnë ato, sidomos pensionistët. Gjeli i detit duket se nuk do të jetë në çdo jetë në çdo tavolinë këtë vit, pasi çmimi i tij është i kripur.
“Çdo herë për festa shfrytëzohet ky moment të rrisim çmimet që të shfrytëzojmë sa më shumë, gjeli kishte shku nëntë mijë, ça të marr un, as dy kile gjel s’marr”, tha një i moshuar.
“Ke pensionet pensionistët s’i kanë shikuar fare”, tha një qytetare.
“Rroga të dobëta, ata duan të shesin por shumë shtrenjtë”, tha një tjetër qytetar.
“Më shtrenjtë nuk ka, pa fillu njëherë e do e shofësh se sa do jenë çmimet, jemi të sëmurë, të stresum se gjysmëë pensioni marrim”, tha një pensioniste.
Ndërkohë që edhe frutat kanë pësuar rritje, zarzavatet edhe më shumë, ndërsa pritet rritje e mëtejshme ditët e ardhshme.
Shpërblimi i fundvitit për pensionistët duket se është i papërfillshëm.