Rrëzohet një burrë nga avioni Air Force One, rrjeti dyshon se ishte Presidenti Biden (VIDEO)

Në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar një video e pazakontë, e cila tregon një person duke u rrëzuar nga shkallët e avionit presidencial, Air Force One.




Incidenti ndodhi pak pas mbërritjes së avionit presidencial në Varshavë, Poloni.

Në rrjet menjëherë nisën aludimet, të ushqyera nga rrëzimi i famshëm i Bidenit në këto shkallë në 2021-shin.

Megjithatë, Newsweek dhe media të tjera pohuan se personi që bie keq në ato filmime, të cilin disa të tjerë nxitojnë që ta ndihmojnë duke e mbajtur nga krahët, nuk është presidenti Biden.

Independent raporton se ishte një punonjës i Shtëpisë së Bardhëuai që u rrëzua nga shkallët e pjerrëta të Air Force One pasi Joe Biden zbarkoi në Varshavë.

PPamjete mëposhtme tregojnë një person duke rrëshkitur nga shkallët e avionit qeveritar në pistë.

Anëtari i stafit është pjesë e ekipit mbështetës të presidentit që kanë udhëtuar me të nëpër Evropë këtë javë.

Biden bëri një vizitë të papritur në Kiev për të takuar Volodymyr Zelensky të hënën, përpara se të zhvillonte bisedime me presidentin e Polonisë Andrzej Duda, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Author: morevesh