Rrëfimi prekës i Enit të “BBV” për fëmijërinë e vështirë dhe të atin e alkoolizuar

Eni Tare është një prej konkurrentëve të rinj që iu bashkua së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe po tenton të krijojë afrimitet me banorët, duke hapur zemrën edhe për jetën e tij.




Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës, ai ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje.

“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamarier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru.




Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ.

Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe.”- ka treguar ai.

Para se të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, Eni Tare ishte pjesë e emisionit ‘dating’ “Love Story”, ku u bë i njohur për publikun shqiptar.

Author: morevesh