Klaudia ka ardhur nga Dubai, aty ku ka krijuar familjen e saj, për të përmbushur ëndrrën e madhe të mamasë në “Ka një mesazh për ty” në E diela Shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebrea. Pas, martesës së motrës së madhe, ëndrra e nënës së saj ishte që të shikonte dhe vajzën e vogël të veshur me fustanin e bardhë dhe Klaudja vendosi ta ftojë nënën e saj tek “Ka një mesazh për ty” për ta bërë atë të lumtur, por dhe për t’i thënë një mesazh të rëndësishëm.
“Deri në shkollën 8- vjeçare kemi qenë një familje normale. Më pas kanë nisur peripecitë. Kur isha në gjimnaz mami u sëmur dhe kishte një gjëndër në gjoks. U vizitua gjithandej dhe më pas vendosëm t’i bënim një operacion, por të ardhurat tona nuk ishin të mjaftueshme. Unë kam nisur punë 14 vjeçe në një Euro Lloto dhe punoja katër orë në ditë dhe merrja 70 mijë lek të vjetra. Me punën e babit dhe më timen bëmë operacionin e mamit. Më pas nisa punë në agjenci, ku kam punuar 6 vite dhe më pas nisa punë në autobus.Kam ndryshuar disa herë punë. Më vonë fillova punë në “call center” për të ardhura më të mira. Pas disa kohësh ndryshova punë dhe aplikova për të ikur jashtë.
Në fillim nisi si kamareje në Oman. Më pas u ngrita në detytrë si supervizore. Më pas ika në Taljandë, me agjenci bashkë me një shoqen time, ku nisa dhe një punë si menaxhere marketingu ku qëndrova vetëm një vit. U ktheva në Dubai, tek shoqja ime. Ndërkohë i thashë asaj se ky do jetë destinacioni i fundit. Kur shkova atje nisa të punoja si shitëse në një dyqan këpucësh. Në fillim rrija në hotel. Në muaj merrja 1 mijë dollarë. Ndërkohë që gjeta një shtëpi në një provincë në Dubai, ku paguaja 300 dollarë dhe e ndaja me goca të tjera. Një ditë kur hap Facebook, shikoj që gjendej një djalë nga Dubai që më kishte shkruajtur nga je dhe i përgjigjem arabisht. Me prezantohet dhe më pas dhe unë i tregoj për veten time. Ai me tregoi se jam shofer dhe unë i thashë se punoj shitëse. U takuam disa herë dhe më pas ai më tregoi për familjen e tij dhe unë timen.
Në Dubai njerëzit janë shumë fanatike dhe nuk mund të shkosh të takosh prindërit e djalit. Është një vend shumë i mbyllur nga mentaliteti.
Arditit :Si guxove të dalësh me një djalë, duke ditur që deri edhe policia mund të ishte problem?
Klaudja: Kjo është pyetja që i bëj unë vetes, por si doli ai që e dinte…
Arditi: Ky djalë të tregoi për familjen, çfarë të tha?
Klaudja: Më tha që familja e tij ishte e varfër, që jetonte në shtëpi me qira. Unë i thashe që nuk ka problem se dhe unë vi nga një familje me shumë borxhe.
Arditi: Sa kohë kaluat?
Klaudia: Unë u njoha në Prill dhe jam martuar në Gusht të 2016 dhe sot kemi një vajzë. Vazhduam marrëdhënien deri në Korrik. Kishim shumë gjëra të përbashkëta, borxhe, para për të paguar.
Arditi: Do e nisnit jetën bashkë dhe do e ndërtonit jetën bashkë.
Klaudja: Më pas nisëm të bënim llogaritë e borxheve. Unë ndërkohë vazhdoja punën. Ai më thirri në dasmën e motrës së tij dhe çdo gjë ishte luksoze, s’më besohej se ai më kishte thënë jam i varfër. Por ai u justifikua duke thënë se burri i motrës ishte i pasur dhe mendoi se do mërzitesha që ai ishte i varfër. Më pas merr mikrofonin dhe unë mendoja se do uronte motrën, por në fakt ai më propozoi për martesë dhe unë nuk ngurova t’i thoja PO. Ndërkohë e pranova dhe lamë ditën e martesë më 8 Gusht, por unë nuk u bëra nuse. Vendet arabe janë shumë myslimane dhe dasma ka rregullat e veta. Femrat janë veç dhe meshkujt veç. Ndërkohë që familjen nuk e kisha. Ai më kërkoi të bëjmë dasmë, por unë nuk pranova se e dija që nuk do e shijoja, pasi prindërit do rrinin veç dhe ai u mërzit pak. Bëmë vetëm martesën në Gjykatë.
Arditi: Martesa në Dubai bëhet në gjykatë. Çfarë ndodh kur shkon përpara gjykatësit?
Klaudia: Në gjykatë flet për të ardhurat dhe e vendos bashkëshorti për të ardhurat. Ai më pyeti mua për kushtin që do i vendosja. Dhe unë i vendosa që të mos martohet më, pasi atje meshkujt martohen 4 herë. Ai e pranoi që të mos martohej. Ndërkohë që gjykatësi po fliste dhe unë kisha treguar për pasurinë time. Më pas i erdhi radha bashkëshortit dhe të ardhurat e atij ishin të pafundme. Ai ishte një bos, një princ Dubai. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ishte si përralla e Hirushës. Sot kam ftuar mamin pasi më thoshte gjithmonë bëj një dasëm. Mami e ka martuar vajzën e parë dhe e ka parë nuse. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje për çdo lot që i kam derdhur dhe në radhë të dytë ajo do surprizohet. Ndërkohë që Klaudja ka treguar se as bashkëshorti i saj nuk e dinte që ajo kishte ardhur në studion e “Të dielës Shqiptare” dhe ishte veshur me fustan të bardhë.
Lindita e pyetur nga Arditi tregon për familjen e saj. “Kam dy vajza njëra është e martuar në Itali dhe tjera është martuar në Dubai. Nuk e di se kush mund të më ketë thirrur”. Teksa shikon vajzën e saj të veshur nuse ajo emocionohet shumë dhe përlotet. “Dëshira e çdo prindi është të shohë vajzat e saj me fustan të bardhë”. Arditit: E vogla është bërë nuse vetëm për ty, dhe ka një mesazh për të të thënë. Klaudja: Në radhë të parë duhet të të kërkoj falje për çdo fjalë që të kam kthyer. Ky është një kujtim shumë i bukur dhe duhet ta shijojmë. Unë kam dhe një kërkesë. Ti je e sëmurë dhe po pi ilaçe dhe pas një muaji ke vizitat në Itali dhe nëse nuk bëhesh më mirë ti duhet të operohesh dhe unë ta kërkoj në sy të gjithë publikut që ti të lesh cigaren, pasi ne e kemi për të mirën tënde. Por, nëna e Klaudjës ka hezituar në fillim që të heqë dorë nga cigarja, pasi e konsumon atë prej vitesh. Më pas ajo ka pranuar. Lindita: Ndoshta jo, sot dhe nesër, por do përpiqem që të heq dorë. Nesë unë e them një fjalë do e mbaj. Më pas ajo janë përqafuar dhe kanë ndarë momentet e bukura së bashku. Por surpriza nuk ishte vetëm kaq. Arditi kishte menduar një surprizë për Kaludjën. Ai kishte ftuar bashkëshortin e saj në studio. E gjitha kjo ishte e përgatitur pa dijeninë e Klaudjës. Teksa Klaudja ishte duke përshëndetur bashkëshortin e saj, Arditi e ftoi atë në studio ku dhe u zhvilluar një ceremoni e vërtetë martesë.
Mes gotave të shampanjës dhe luleve, çifti preu dhe tortën e martesës. Gjithashtu e pranishme në këtë ceremoni ishte e pranishme, vajza e tyre e vogël dhe disa nga të afërmit e Klaudias. Një histori si e Hirushes kjo që na rrëfeu Klaudia. I urojmë çiftit jetë të lumtur dhe të plaken së bashku./tvklan.al