Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka bërë sot një dedikim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes së vajzës, Marina. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.
“Në dt 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge!
(Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje ..
dhe ndodhi rreth orës 2:30 të dt 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë ❤️ prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra.