Valbona Mema e la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” dhe arsyeja ishte gjendja jo e mirë e motrës së saj. Nuk vonoi shumë dhe disa ditë më vonë pasi ajo la shtëpinë motra e saj ndërroi jetë.
Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.
Së fundmi ish-banorja e “BBV” ka folur për herë të parë publikisht për këtë humbje të madhe. Në një intervistë për “Pardon My French” ndër të tjera Valbona u shpreh se ndonëse e dinin që ishte e sëmurë nuk e prisnin kaq shpejt vdekjen e saj.
“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.
Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.
Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh artistja.