Rrëfeu betejën me kancerin e gjirit, Nita Latifi: S’dua as penalizim, as favorizim

Nita Latifi, një nga konkurrentet e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar diskutime për shkak të rrëfimit me betejën e kancerit të gjirit. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Nita ndjeu disa shqetësime dhe iu nënshtrua disa analizave, përgjigjet e të cilave treguan se ishte në gjendje të qëndrueshme.




Në spektaklin e sotëm, falenderoi banorët për kujdesin dhe i kërkon falje nëse i ka shkaktuar stres. Sa i përket atyre që thonë se nuk e shohin si lojtare, u shpreh se nuk donte as penalizim apo favorizim.

“Fillimisht ju falenderoj për kujdesin që keni treguar ndaj meje, ka qenë e papritur për mua por është gjithmonë me mua, pritja që mund të më ndodhë sërish është shumë e madhe. I falenderoj të gjithë që më kanë ndenjur afër, arsyeja kryesore pse e kam treguar është se kam pasur nevojë për mbështetje dhe empati këtu, jam e sigurt që i kam dhënë stres banorëve dhe i kërkoj falje të gjithëve por dita-ditës nuk mundesh me mbajt çdo gjë për vete, kam pas Diolën afër dhe në momentin që kam pas shtrëngime Diola më ka vënë re, kur e kam parë dritën e gjelbërt prej doktoreshës u ktheva me I tregu një lajm të mirë të gjithë banorëve, ndoshta nuk e gjeta mbështetjen mjaftueshëm por unë kjo jam.




Personat që nuk më mbështeten, Luizi ka qenë direkt me mua, më është dukur i padrejtë reagimi i menjëhershëm. I pres të gjitha reagimet, gjithsecili ka të drejtë me mëndu si të duan, Olta tha se nuk e shoh më si lojtare. Unë isha shumë e lumtur gjatë kohës që u ktheva në shtëpi, më shqetësoi shtrëngimi dhe doja ta dija çfarë do të ndodhte. Nuk kisha dashur as penalizim as favorizim”, tha Nita.

Author: morevesh