Modelja Beniada Nishani ka fituar zemrat e të gjithëve me çiltërsinë dhe origjinalitetin, saqë me të folurën e saj shqip krijon shpeshherë situata komike në shtëpinë e “BBV” dhe në publik.
Së fundmi, Beniada ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjeç, me Mattia De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë.
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”.