Rrëfehet Luizi/ “Kur u ndava nga lidhja e gjatë humba shpresat se…”

Luizi ka rrëfyer në Big Brother se si ka ndikuar lidhja e tij e mëparshme që ai të humbte besimin se do gjente njeriun e duhur në jetë.




Megjithatë ai shtoi se nuk ia priste mendja që personin që do kaq shumë tani ta gjente në Big Brother.

“Kur u ndava nga një lidhje e gjatë që kisha u bëra pesimist që nëse do gjeja personin e duhur në jetë. E aq më pak në këtë program edhe ta ma thoshte dikush s’do e besoja. Unë do i thoja që nuk ka shance që unë të dua dikë sa dua motrën dhe nënën time e me bë gjithçka për të, e aq më tepër në një periudhë kaq të shkurtër.




Kur më ngacmonin shokët, kujdes mos gjen ndonjërën aty brenda, dhe unë i thoja as e kam në mendje fare, do futem për të lozur e për t’i shkuar deri në fund. Por ja që ndodhi. Ndodhi në atë pikë që them Zot faleminderit dhe produksionit që më ftoi, mua dhe Kiarën.

Aq sa kam kaluar momente të vështira, i kisha humbur shpresat në një moment të lojës, aq dhe më erdhën të gjitha të mirat që mund të kërkojë një në jetë. Big Brother-in e fiton çdokush, një koncert e fiton çdokush, por të fitosh dashurinë në jetë, është shumë e rrallë të të ndodhë në jetë. Nuk është e pamundur, por është e rrallë, me njoft njeriun e zemrës e me qenë i lumtur,” tha Luizi.

Author: morevesh