Rrëfehet Luizi: E ndava mendjen, i thashë vetes …/ “Pse jeta ime varet nga Big Brother-i”

Në një bisedë të bërë me Kristin, Luizi ka rrëfyer se nëse nuk do t’i ecte në Big Brother, do largohej përfundimisht nga Shqipëria për t’u zhvendosur në SHBA tek familja.



Luizi: Dhe i thashë vetes futu dhe fokusohu në lojë. E kisha stakuar trurin, doja ta mbyllja këtë gjë këtu, të shkojë si të shkojë, dhe në varësi se si do më shkonte këtu, do vendosja për jetën time jashtë. A do rrija më në Shqipëri apo do ikja në Amerikë

Kristi: Pse në Amerikë?

Luizi: Se në Amerikë kam familjen

Kristi: Aty duhet të ikje



Luizi: Thosha nëse nuk më ecën te Big Brother-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më..

Kristi: Përgjithmonë?

Luizi: Përgjithmonë, do rrija atje. Do bëja një restart tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë live ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo.

Author: morevesh