Nëse gjërat nuk shkojnë siç shpresohet për momentin në fushë, pas transferimit të tij në Arabinë Saudite, me Al-Nassr-in e tij të eliminuar në Superkupë, jashtë fushës ka një lajm të mirë për Cristiano Ronaldon, i cili është afër mbylljes së një marrëveshjeje të rëndësishme.
Sipas ‘Abc’ spanjolle, në fakt, CR7 ka “gjetur një blerës për avionin e tij privat”, edhe nëse për momentin identiteti i ofertuesit apo çmimi i rënë dakord për blerjen e “Gulstream G-200″, që më 2015 ylli portugez e bleu 20 milionë euro”.
Kështu shkruhet në edicionin online të gazetës iberike. Ky është një nga 250 modelet e personalizuara të avionit, prodhuar nga viti 1999 deri më 2011, i cili mund të transportojë dhjetë persona dhe është i pajisur me aksesorë luksozë si frigorifer, mikrovalë, furrë elektrike, wifi, telefon dhe një sistem të plotë multimedial”.
‘Abc’ shpjegon edhe arsyen pse Cristiano Ronaldo vendosi ta shesë avionin, të cilin vitet e fundit e ka përdorur me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe familjen (hera e fundit që fluturoi për në Arabinë Saudite), por edhe ua dha me qera njerëzve të pasur (çmimi varion nga 6.000 deri në 10.000 euro në orë).
Portugezi, i cili “gjithashtu kishte një flotë të përbërë nga tre pilotë dhe dy stjuardesa nën kontratë”, thjesht do të “kishte nevojë për një aeroplan më të madh”, edhe nëse për momentin “nuk e ka gjetur ende modelin e duhur për të”. Por me pagën prej 200 milionë eurosh në vit, që merr tek Al Nassr, ka shumë gjasa që kërkimi i tij të jetë i suksesshëm…