Ronaldo Sharka bën dedikimin prekës/ Kanceri i mori të atin

Moderatori dhe ish-banori i Big Brother Vip 2, Ronaldo Sharka, disa ditë më parë humbi të shtrenjtin e tij, të atin.



Ndonëse ai së bashku me familjarët dhe të gjithë ata që i qëndruan afër u përpoqën që të shpëtonin të atin, fatkeqësisht ai nuk arriti të mposhte sëmundjen e keqe nga e cila po vuante prej disa kohësh.

Së fundmi, Ronaldo ka bërë një dedikim prekës për babain e tij ku mes rreshtash i tregon se sa shumë e do dhe se si ai gjatë gjithë jetës së tij tregoi se mundet të jesh një njeri i mirë në këtë botë kaq të vështirë.

Gjithashtu moderatori i ka shprehur falenderimet më të sinqerta të gjithë ndjekësve të cilët i kanë qëndruar pranë qoftë dhe me mesazhe ngushëllimi gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera. Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje. Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren.



Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra 🙏 . Babi, te dua “, shkruan Ronaldo.

Author: morevesh