Ronaldo kapet keq me Mikelën: Nuk merret vëmendja duke ngritur zërin, nuk të kam kërkuar…

Në puntatën e sotme të reality show-t shumë të ndjekur në Shqipëri, Big Brother, u diskutuan edhe thashethemet e banorëve me njëri-tjetrin, paçka se kanë vetëm tre ditë që qëndrojnë brenda kësaj shtëpie.

 

Mikela, ish-konkurrentja e Përputhen ishte në qendër të klipit të Vëllait të Madh, teksa diskutonte për disa nga banorët, por jo vetëm. Edhe gazetari Ronaldo Sharka e gazetarja Zhaklina Lekatari kishin bërë disa thashetheme brenda rulotit të tyre.

 

Mirëpo, në diskutimin pas klipit mes banorëve, Ronaldo dhe Mikela i ngritën zërin njëri-tjetrit, pasi gazetari, në klipin e shfaqur nga Vëllai i Madh thonte se e nxirrte nga vetja me dy pyetje ish-konkurrenten e Përputhen.

 

Ronaldo: Me Mikelën kam dashur të merrem se asaj i pëlqen të ngrejë zërin , më duket interesante, s’kam asgjë me të por  vëmendja nuk merret duke ngrit zërin. Por nuk i kam kërkuar kurrë intervistë.

 

Mikela: E ke bërë, por nejse.

 

Ronaldo: Ule zërin se tregon mungesë besimi

 

Mikela: Kështu e kam zërin, mos bëj kot zhurmuesin.

 

Tea: Paska një lloj nënvlerësimi për ne të ish-përputhen. Me Ronaldon kam folur se di pse e ka këtë mendim.

 

Ronaldo: Tani këtu mendimet ndryshojnë gjithnjë, mos u nxitoni. Unë mendoj që ajo do e djegë Efin.

 

Herion: unë prisja dhe më shumë se aq, nejse ajo atë që ka e thotë, por zërin duhet ta ulë.

 

Author: morevesh