Ronaldo blen një tjetër supermakinë, i shton garazhit luksoz ‘Bugatti Centodieci’ 8 milionë eurosh

Mund të bëhet një libër për makinat luksoze në pronësi të Cristiano Ronaldos. Tani po siguron një model të ri, më të fuqishëm dhe më të shtrenjtë. Pas disa ditësh, ylli portugez do ta bëjë edhe këtë makinë luksoze të tijën.

Ai nuk kursen asnjë shpenzim përsa iu përket opsioneve dhe pajisjeve. Çmenduria e fundit është e bardhë dhe kushton mbi 8 milionë euro, po flasim për një ‘Bugatti Centodieci’.

Prurja e re në garazhin e Ronaldos u filmua në Madrid pikërisht kur CR7 hipi në bord. Në video shihet automjeti i bardhë nga jashtë. Sigurisht, futbollisti portugez e ka personalizuar brendësinë e automjetit duke zgjedhur lëkurën e kuqe në vend të asaj blu që shihet në versionin e lancimit.

https://twitter.com/i/status/1641217613014368257

 

 

‘Bugatti Centodieci’ u zbulua vitin e kaluar në ‘Pebble Beach’ si nderim për ‘EB110’ të viteve 1990, me elementë dizajni të frymëzuar nga hipermakina e së kaluarës. ‘Centodieci’ është 20 kg më i lehtë se ‘Chiron’ i zakonshëm dhe ka një motor 8.0 litra W16, që jep 1600 kuaj fuqi mbresëlënëse.

Sipas të dhënave të siguruara nga ‘Bugatti’, makina arrin shpejtësinë maksimale prej 380 km/h. Me pak fjalë, një super blerje e re që mbush flotën e tij të madhe të makinave, duke shpresuar që këtë herë asnjë anëtar i stafit ndihmës të portugezit të mos e dëmtojë atë në një aksident siç ndodhi me ‘Veyron’ e futbollistit.

https://twitter.com/i/status/1641217613014368257

Author: morevesh