Ishte minuta e 41-të e pjesës së dytë të ndeshjes mes Al Nassr dhe Abha. Deri atëherë në fuqi ishte avantazhi i mysafirëve. Pastaj, dhjetë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin me një goditje dënimi nga distanca, pas së cilës portugezi brohoriti me zemërim.
Arbitri akordoi një penallti për Al Nassr në vijim dhe Ronaldo e bëri menjëherë topin të tijin, mori përsipër ta ekzekutonte. Megjithatë, pas një bisede të shkurtër me një lojtar kundështar, CR7 ia dha topin Talisca, i cili do të shënonte nga pika e bardhë.
Talisca do ta falënderonte Ronaldon pas ndeshjes: “Ai tregoi respekt ndaj meje, është një lojtar i jashtëzakonshëm”. Por çfarë ndodhi? Kanë qenë pikërisht kundështarët që i kanë sugjeruar Ronaldos t’ia linte penalltinë Talisca.
Ky i fundit në fakt është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë të Al Nasr dhe “Këpucës së Artë” të ligës saudite të futbollit.